Ndërlidhjet

Protesta anti-amerikane edhe në Bishkek


Foto arkivi

Foto arkivi

Dhjetëra qytetarë janë tubuar të martën para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bishkek të Kirgizisë, për të protestuar kundër filmit që tall Profetin Muhamed.

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve”, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar protesta në gjithë botën myslimane këtë muaj.

Disa vende kanë bllokuar ueb-faqen e videove YouTube për shkak të filmit.

Një përfaqësues i Ambasadës amerikane ka takuar protestuesit në Bishkek dhe ka premtuar se do të japë përgjigje zyrtare për kërkesat e tyre.

Protestuesit kanë kërkuar “ndëshkimin e krijuesve të filmit”.

Rreth 200 policë janë vendosur pranë ambasadës, për të ofruar siguri.
XS
SM
MD
LG