Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-mun: OKB do t’i përmbahet neutralitetit të statusit në Kosovë


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka thënë se OKB do t’i përmbahet parimit të neturalitetit të statusit në Kosovë.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, thuhet në faqen në Internet të OKB-së.

Mëtutje theksohet se, gjatë takimit të mbrëmshëm, ata kanë shkëmbyer pikëpamje për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Serbisë në inkurajimin e pajtimit, përfshirë edhe atë nëpërmjet dialogut me Prishtinën, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Zoti Ban Ki-mun e ka uruar Serbinë për zgjedhjen e ish ministrit të jashtëm, Vuk Jeremiq, si president të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG