Ndërlidhjet

Siri: Nga eksplodimi u shkatërrua ndërtesa ushtrake


Përpjekjet për fikjen e zjarrit në ndërtesën e goditur nga eksplodimi në Damask
Përpjekjet për fikjen e zjarrit në ndërtesën e goditur nga eksplodimi në Damask
Aktivistët thonë se nga eksplodimi i një bombe është shkatërruar një ndërtesë administrative ushtarake në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Nuk ka pasur raporte për numrin eventual të viktimave.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, raportoi se kjo ndërtesë, në fillim të rrugës së aeroportit të Damaskut, ishte seli e administratës, që i menaxhon shkollat e fëmijëve të ushtarëve të vrarë.

Ky shpërthim ndodhi një ditë pasi i dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakdar Brahimi, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se situata në Siri, ku kryengritësit për muaj të tërë po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Aasad, po përkeqësohet gjithnë e më tepër.

Zoti Brahimi, javën e kaluar e ka vizituar Sirinë.
XS
SM
MD
LG