Ndërlidhjet

Panairi i Artizanaleve


Nën organizimin e organizatave joqeveritare, të përkrahur edhe Ministria e Kulturës, në Prishtinë është hapur të martën "Panairi i Artizanaleve".

Ky aktivitet, sipas pjesëmarrësve, është bërë tradicional dhe marrin pjesë organizata të ndryshme joqeveritare nga gjithë Kosova.

Në panair punimet e veta i kanë ekspozuar shumë gra të inkuadruara në organizata të ndryshme joqeveritare.

Thuhet se organizimet e tilla kanë për synim ruajtjen e trashëgimisë. Një nga synimet e këtij panairi është edhe mundësia e plasimit të produkteve jashtë vendi.

Në panair shihen kryesisht punimet dhe thurjet me dorë, fustane dhe zbukurime nga materiale të veçanta, veshje kombëtare dhe gjëra të tjera të punuara nga druri.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG