Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Në vendkalimet me Kosovën nuk ndryshon asgjë


Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivic Daçiq, ka deklaruar sot se me shkëmbimin e letrave për marrëveshjen Beograd – Prishtinë, për Menaxhimin e Interguar të Kufirit (MIK), në vendkalimet “administrative”, asgjë nuk do të ndryshoj menjëherë.

Zyrtarët në Serbi vendkalimeve kufitare me Kosovën u referohen si “vendkalime administrative”.

Sipas tij, me shkëmbimin e letrave është hapur rruga për bisedime dhe për zbatimin konkret të marrëveshjes.

Dejan Paviçeviq, të cilin qeveria e Serbisë e ka caktuar për bisedime teknike me Kosovën, sot ia dorëzon Komisionit Evropian në Bruksel letrën për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, të cilën e ka nënshkruar në emër të qeverisë së Serbsië.

Sipas kryeministrit Daçiq, kjo marrëveshje ishte paranënshkruar nga ish shefi i ekipit negociator të Serbisë për bisedime me Kosovën, Borisllav Stefanoviuq, qysh në muajin shkurt, por Beogradi deri tash nuk e kishte njoftuar Brukselin se kjo është nënshkruar në mënyrë të plotfuqishme.

Zoti Daçiq, mëtutje, është shprehur se Serbia nuk ka mundësi tjetër pos t’i respektoj marrëveshjet e arritura nga qeveria e mëparshme.
XS
SM
MD
LG