Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Sulmet, jo vetëm kundër Amerikës, por edhe OKB-së


Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan, Barack Obama, do tu bëjë thirrje liderëve botërorë që të ballafaqohen me shkaqet e trazirave të fundit në botën myslimane.

Dhjetëra njerëz janë vrarë gjatë protestave anti-amerikane, për shkak të një filmi në Internet të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, i cili tallet me Profetin Muhamed.

Mëtutje theksohet se në fjalimin e tij të sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti Barack Obama, do të konstatoj se dhuna gjatë dy javëve të kaluara nuk është “thjesht një sulm ndaj Amerikës, por, poashtu, një sulm kundër idealeve mbi të cilat janë themeluar Kombet e Bashkuara”.

Në pjesën e fjalimit për Iranin, zoti Obama do ta theksoj përsëri vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për ta ndalur Iranin nga prodhimi i bombës atomike.

Ai do të theksoj se për Iranin “koha nuk është e pakufizuar”, për zgjidhje diplomatike.
XS
SM
MD
LG