Ndërlidhjet

Merkel: Mbështejte për më tepër mbikëqyrje të bankave


Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha sot se e mbështet mbikëqyrjen më të fuqishme të bankave në eurozonë, por ka tërhequr vërejtjen se me këtë veprim nuk duhet përshpejtuar.

Mëtutje, ajo gjatë një fjalimi në Berlin, theksoi se është e parakohshme të bisedohet për çfarëdo lloji të rikapitalizimit të bankave në eurozonë nëpërmjet mekanizmave evropianë, derisa të mos krijohet organi mbikëqyrës dhe të ketë të drejtën e intervenimit.

Liderët e Bashkimit Evropian në muajin qershor ishin pajtuar që fondet për shpëtim të BE-së do të mund të shkonin direkt në rikapitalizimin e bankave, që kanë probleme, por vetëm kur të krijohet një mbikëqyrje e gjërë evropaine nën udhëheqjen e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Franca dëshiron që Banka Qendrore Evropiane të ketë më tepër autoritet për mbikëqyrjen e të gjitha 6 mijë bankave në eurozonë, nga muaji janar.

Por, Gjermania dëshiron që BQE-ja vetëm t’i mbikëqyrë bankat e mëdha dhe preferon një ritëm më të ngadalshëm hap pas hapi.
XS
SM
MD
LG