Ndërlidhjet

Rusi: Zgjedhjet në Bjellorusi - të lira, qasja e OSBE-së – politike


Pamje e Moskës
Pamje e Moskës
Ministria e jashtme e Rusisë ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi ishin të lira dhe të hapura.

Mëtutje, nëpërmjet një kumtese, kjo ministri ka shprehur keqardhje për atë që e cilësoi si “opinion special” të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ministria e jashtme ruse tha se vlerësimi i OSBE-s ishte i “dominuar nga qasja e politizuar”.

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODHIR) e OSBE-së, tha se zgjedhjet e së dielës në Bjellorusi “nuk ishin garuese nga fillimi”, për shkak të zgjedhjes së kufizuar të votuesve, mungesës së paanësisë së Komisionit zgjedhor dhe mungesës së procedurave për llogaritje përkaktëse.

Asnjë pjesëtar i opozitës nuk ka fituar vend në parlamentin prej 110 deputetësh.

Shtetet e Bashkuara i kanë kritikuar votimet në Bjellorusi duke thënë se ato nuk ishin as korrekte e as të lira.
XS
SM
MD
LG