Ndërlidhjet

Itali: Shefi i postës në Senat u arrestua për drogë


Pamje nga Senati i Italisë
Pamje nga Senati i Italisë
Shefi i shërbimit postar në Senatin e Italisë, Orlando Ranaldi, është arrestuar sot për trafikim të kokainës, ka njoftuar policia.

Ky është episodi më i ri që praktikisht po e shkatërron besimin e publikut në institucionet politike të Italisë.

Orlando Ranaldi, 53 vjeçar, është i akuzuar se është pjesë e bandës prej 10 italianëve dhe shqiptarëve, që e udhëheqin një unazë të kokainës në pjesën jugore të Romës.

Nëntë pjesëtarë të tjerë të bandës, gjashtë nga Italia dhe tre nga Shqipëria, poashtu, janë arrestuar gjatë operacionit të njejtë policor, përfshirë një polic të trafikut dhe një shofer të autobusit.

“Megjithqë, ai nuk është punonjës i Senatit, ne jemi të çuditur se si ai ishte dërguar nga posta për të punuar këtu”, tha Paolo Franco nga Liga Veriore, njëri nga tre senatorët, që janë përgjegjës për punë administrative brenda Senatit të Italisë.
XS
SM
MD
LG