Ndërlidhjet

Irak: Militantët i kanë vrarë 9 policë dhe ushtarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Irak

Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Irak

Zyrtarët thonë se militantët, në disa sulme të ndara në gjithë Irakun, i kanë vrarë nëntë policë dhe ushtarë.

Sulmet janë bërë në Tarmijah, Bakuba, Kirkuk, Mosul dhe Bagdad.

Në pjesën perëndimore të Bagdadit, personat e armatosur e kanë vrarë edhe gjeneralin Saleh Hassan Fezaa.

Dhuna në Irak ka rënë, në krahasim me kulmin, që e kishte arritur në vitet 2006 dhe 2007, por sulmet vdekjeprurëse ende janë të pranishme.
XS
SM
MD
LG