Ndërlidhjet

Ashton: Do të duhen vendime të vështira në Prishtinë dhe Beograd


Takimi Thaçi - Ashton në Nju Jork
Takimi Thaçi - Ashton në Nju Jork
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, në takimin me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “vendime të vështira do të duhen në Beograd dhe Prishtinë dhe se të dy palët është e nevojshme të jenë të gatshme të angazhohen, përfshirë nivelin politik”, ka njoftuar Zyra e zonjës Ashton në Bruksel.

Takimi Ashton – Thaçi është zhvilluar dje në Nju Jork dhe përshkruhet si “shkëmbim i rregullt për progresin e Kosovës drejt perspektivës evropiane”.

Kryeministri Thaçi ka konfirmuar “përkushtimin e qeverisë së tij për avancim në agjendën evropiane”, ndërsa Catherine Ashton i ka “përshëndetur përpjekjet e Prishtinës për bërjen e progresit në rrugën evropiane”.

Mëtutje, në kumtesën për shtyp të Zyrës së zonjës Ashton, theksohet se të dy palët e presin me shpresë “studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Komisionin Evropian, që pritet të miratohet më 10 tetor”.

Catherine Ashton e ka “mirëpritur progresin aktual në impelmentimin e marrëveshjeve të arritura në dialog deri tash dhe është shprehur se implementimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve pritet pa vonesë”.
XS
SM
MD
LG