Ndërlidhjet

Katari: Vendet arabe të intervenojnë në Siri


Sheiku i Katarit al-Thani

Sheiku i Katarit al-Thani

Emiri i Katarit, Sheik Hamad bin Khalifa Al-Thani, tha sot se vendet arabe do të duhej të intervenonin në Siri, për ta ndalur konfliktin e përgjakshëm atje.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Al-Thani, që është mbështetës kryesor i opozitës në Siri, tha se shtetet arabe do të duhej të intervenonin në Siri për shkak “të obligimeve të tyre humanitare, politike dhe ushtarake”.

Emiri i Katarit theksoi se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dështuar në arritjn e një pozicioni efektiv për mënyrën e zgjidhjes së konfliktit në Siri.

Ai ka cituar precedentin kur forcat arabe ishin dërguar për ndaljen e Luftës Civile në Liban, në vitet e 70-ta.

Katari fuqishëm i mbështet kryengritësit sirianë.

Regjimi i Sirisë e akuzon Katarin dhe Arabinë Saudite se po i armatosin kryengritësit.

Al-Thani ka kërkuar nga të gjitha vendet për “mbështetje të të gjitha llojeve”për popullin e Sirisë.
XS
SM
MD
LG