Ndërlidhjet

OKB: Zardari e dënoi videon anti-islamike


Pamje nga sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Pamje nga sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, e ka dënuar videon anti-islamike në Internet dhe u ka bërë thirrje liderëve botërorë “që t’i kriminalizojnë aktet e këtilla”.

Këto komente ai i bëri gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Presidenti i ri islamik i Egjiptit, Muhammad Mursi, tha se liria e të shprehurit ka edhe përgjegjësi, veçanërisht nëse e kërcënon paqen dhe stabilitetin.

Mursi, poashtu, ka bërë thirrje për “bashkëpunim të sinqertë” ndërmjet kulturave.

Sesioni i 67-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i vazhdon punimet.
XS
SM
MD
LG