Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Kritika për PE-në lidhur me grupin Pussy Riot


Mbështetësit e opozitës në Rusi kanë kërkuar lirimin e grupit Pussy Riot

Mbështetësit e opozitës në Rusi kanë kërkuar lirimin e grupit Pussy Riot

Rusia e ka kritikuar Parlamentin Evropian për nominimin e tri anëtareve të grupit muzikor rus, Pussy Riot, për Çmimin Sakharov.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se ligjvënësit e Bashkimit Evropian po ndërhynin në çështjet e brendshme të Rusisë, duke i nominuar tri femrat për këtë çmim prestigjioz.

Tri anëtaret e këtij grupi janë dënuar muajin e kaluar me dy vjet burg, për shkak se e kishin kënduar një këngë kritike ndaj presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, në një katedralë në Moskë.

Çmimi i Parlamentit Evropian, që shpallet më 26 tetor, e bartë emrin e disidentit sovjetik Andrei Sakharov, dhe jepet prej vitit 1988.
XS
SM
MD
LG