Ndërlidhjet

Turqi: Nga shpëthimi i bombës – së paku 5 ushtarë të vrarë


Makinat e përfshira nga zjarri në Tunxheli të Turqisë

Makinat e përfshira nga zjarri në Tunxheli të Turqisë

Së paku pesë ushtarë janë vrarë nga një shpërthim i bombës, që qartaz në shënjestër i kishte forcat e sigurisë, në pjesën juglindore të Turqisë. Sipas disa burimeve të tjera janë vrarë 6 ushtarë dhe një civil.

Sipas raporteve të mediave turke, një makinë kishte eksploduar derisa forcat e sigurisë po kalonin në afërsi.

Eksplodimi i fuqishëm, që ndodhi dje në qytetin Tunxheli, të dominuar nga popullata kurde, ka shkaktuar panik në mesin e banorëve.

Televizioni turk ka transmetuar pamje në të cilat shihen dy makina të përfshira nga flaka.

Nuk është e qartë se kush është përgjegjës për këtë shpërthim.
XS
SM
MD
LG