Ndërlidhjet

Siri: Eksplodimet në Damask – pa viktima


Përpjekje për fikjen e zjarrit nga një eksplodim i djeshëm në Damask të Sirisë

Përpjekje për fikjen e zjarrit nga një eksplodim i djeshëm në Damask të Sirisë

Ministri i informatave i Sirisë, Omran al-Zohbi, tha se nuk ka viktima nga dy shpërthimet e fuqishme të bombave, afër selisë së shtabit të ushtrisë në Damask, sot në mëngjes.

Ky ministër tha se “terroristët e armatosur”, referencë të cilën zyrtarët e Sirisë e përdorin për kryengritësit, që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, ishin në hapësirën ku kanë ndodhur shpërthimet.

Nga eksplodimi është shkaktuar zjarr në sheshin kryesor të Damaskut, ku gjenden disa ndërtesa qeveritare.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se pas dy eksplodimeve, që ndodhën në interval prej 15 minutave, ishin dëgjuar të shtëna nga armatimi automatik.

Konflikti ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve në Siri tashmnë ka hyrë në muajin e 19-të.
XS
SM
MD
LG