Ndërlidhjet

logo-print

Japoni, Kinë: Nuk është arritur kompromis


Anijet e rojave kufitare japoneze me topa uji i dëbojnë anijet e Tajvanit afër ishujve të kontestuar

Anijet e rojave kufitare japoneze me topa uji i dëbojnë anijet e Tajvanit afër ishujve të kontestuar

Kina e ka përsëritur pretenimin e saj për pronësi ndaj ishujve, që janë të qendër të mospajtimeve me Japoninë, gjatë bisedimeve të ministrave të jashtëm të të dy vendeve.

Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, raportoi se ministri i jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, i ka thënë kolegut të tij japonez, Koichiro Gemba, se ishujt në Detin Lindor Kinez, Pekini i konsideron “territor të shenjtë” të saj.

Por, zoti Gemba, gjatë takimit katër orësh, të cilin e cilësoi si të tensionuar, nga Kina ka kërkuar përmbajtje lidhur me ishujt e kontestuar. Takimi u mbajt mbrëmë vonë në Pekin.

Megjithatë, të dy palët janë pajtuar për vazhdimin e bisedimeve.

Raportet ndërmjet Japonisë dhe Kinës janë tensionuar, pasi Japonia i bleu ishujt, që në Japoni quhen Senkaku, ndëlrsa në Kinë, Diaoyu.

Kjo blerje ka shkaktuar protesta antijaponeze në qytetet e Kinës.

Raportohet se ishujt e vegjël gjenden afër terreneve të pasura me peshq dhe potencialisht me rezerva të mëdha të gazit.
XS
SM
MD
LG