Ndërlidhjet

Kryesuesja e OSBE-së e lavdëroi progresin në Kosovë


Kryesuesja e OSBE-së, Lucinda Creighton, njëherësh ministre për çështje evropiane e Irlandës, e ka lavdëruar progresin, që Kosova e ka bërë në vitet e fundit.

“Institucionet janë krijuar, elementet kryesore të kornizës legjislative janë në vend dhe ka pasur qasje konstruktive ndaj bashkëpunimit rajonal”, tha zonja Creighton.

Mëtutje, siç njofton OSBE-ja, ajo theksoi se “Irlanda mbetet e përkushtuar për pjesëmarrje në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në ndërtimin e së ardhmes stabile dhe më të ndritshme për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Këto komente ajo i bëri pas takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe me Ministrin për komunitete dhe kthim të Kosovës, Radojca Tomiq.

Lucinda Creighton ka theksuar se incidentet aktuale, që i prekin serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera, i dëmtojnë raportet, dhe ka shfaqur shpresën se autoritetet do të përgjigjen në mënyrë adekuate.
XS
SM
MD
LG