Ndërlidhjet

Vritet një gazetar iranian në Siri


Damask

Damask

Irani tha se nga një snajper në Damask, është goditur për vdekje një gazetar i Press TV në gjuhën angleze dhe është plagosur kreu i Byrosë së këtij mediumi në gjuhën arabe.

Vrasja e Maya Nasser dhe plagosja e Hussein Mortada erdhi pas dy shpërthime të mëdha goditën kyryeqytetin, në afërsi të selisë së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë.

Zyrtarët sirianë thanë se shpërthimi nuk ka shkaktuar viktima.

Armata e Lirë Siriane ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Damasku po përballet me intensifikim të betejës në konfliktin 19-nujor në Siri.
XS
SM
MD
LG