Ndërlidhjet

logo-print

Mbetet në fuqi dënimi për vrasjen e nënrkyetarit të Shtimes


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Supreme, përmes një paneli të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe tre gjyqtarëve vendas të udhëhequr nga një gjyqtar i EULEX-it, e ka hedhur poshtë ankesën e Feriz Gashit si të pabazuar.

Kohë më parë, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e shpalli Feriz Gashin fajtor për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe të mbajtjes, kontrollit, posedimit apo përdorimit të paautorizuar të armëve.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e Vezir Bajramit, zëvendëskryetar i komunës së Shtimes, dhe të Aziz Xhelilit si dhe për plagosjen e disa të tjerëve për një kontest pronësor në Shtime, në prill të vitit 2006.

Atij i ishte shqiptuar një dëmin i përgjithshëm prej 25 vjetësh dhe gjashtë muaj burgim

Në njoftimin për media të EULEX-it, thuhet se “sipas detyrës zyrtare paneli i Gjykatës Supreme e ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe i ka shqiptuar Feriz Gashit dënimin me burgim afatgjatë prej 29 vjetësh për të dyja veprat penale”.

Personi i akuzuar dhe palët e dëmtuara thuhet se kanë parashtruar ankesë kundër aktgjykimit. Ankesa e të akuzuarit është hedhur poshtë nga Gjykata Supreme, ndërsa ajo e palëve të dëmtuara është pranuar.
XS
SM
MD
LG