Ndërlidhjet

Grevë e përgjithshme në Greqi


Athinë, 26 shttaor, 2012

Athinë, 26 shttaor, 2012

Grekët kanë lëshuar punën të mërkurën, në një grevë të përgjithshme që kundërshton masat e planifikuara të kursimit.

Rreth 20 mijë njerëz kanë dalë në rrugën e Athinës, ku ishin vendosur mijëra policë.

Greva 24 orëshe, e thirrur nga dy sindikata më të mëdha të vendit ka shkaktuar anulime fluturimesh, të shërbimeve detare e hekurudhore, ka mbyllur shkollat, spitalet dhe shërbimet tjera publike.

Shkurtimet e reja janë një parakusht për të siguruar këstin e ri të ndihmës financiare të BE-së dhe FMN-së, për të cilat Greqia e futur në borxh, ka nevojë në mënyrë që të shmangë falimentimin.

Por, vendi përballet me nivel rekord të papunësisë dhe shumë grekë kanë rënë nën nivelin e varfërisë.

Greqia ka marrë 230 miliardë euro në ndihmë financiare që nga maji i vitit 2010 në një krizë që ka kërcënuar stabilitetin e euros.
XS
SM
MD
LG