Ndërlidhjet

Turqia bllokon filmin anti-islamik në internet


Protestat në vendet myslimane kundër filmit anti-islamik, "Pafajësia e Myslimanëve"

Protestat në vendet myslimane kundër filmit anti-islamik, "Pafajësia e Myslimanëve"

Autoritetet turke thonë se kanë marrë një vendim të gjykatës për të bllokuar qasjen në internet të filmit anti-islamik, që ka zemëruar myslimanët.

Urdhri i lëshuar nga gjykata të mërkurën, edhi një ditë, pasi që kryeministri Rexhep
Tajip Erdogan ka urdhëruar zyrtarët që të gjejnë mënyra për të parandaluar
qasjen në videon “Pafajësia e Myslimanëve”, e cila ka shkaktuar përhapjen e protestave.

Ministria për Komunikime e Turqisë tha të martën se ka kërkuar nga Google Inc dhe YouTube që ta heqin videon. Dhjetëra njerëz, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Libi, janë vrarë në dhunën e shkaktuar në protestat kundër filmit.

Erdogani ka kritikuar vendet perëndimore që nuk kanë ndërmarrë hapa për të
parandaluar fyerjet ndaj vlerave islamike, por gjithashtu ka kritikuar
protestat e dhunshme kundër të filmit.
XS
SM
MD
LG