Ndërlidhjet

Aksident ajror, vdes një pilot serb


Beograd, shtator, 2012
Beograd, shtator, 2012
Një pilot ushtarak serb ka vdekur pasi që aeroplani i tij është rrëzuar në afërsi të Beogradit, raportojnë mediat lokale.

Autoritetet kanë konfirmuar rrëzimin dhe thanë se njëri nga dy pilotët ka dalë para se aeroplani Lasta V-54 të rrëzohej në një rrugë në Nova Pazova, 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

Kryetari i Nova Pazovës ka thënë se piloti i vdekur nuk ka dalë nga aeroplani nga frika e rrëzimit të tij në shtëpitë në qytetin e vogël.

Ushtria ka nisur një hetim në lidhje me aksidentin, që është i pesti në të cilin përfshihen aeroplanët e forcës ajrore që nga viti 2006.
XS
SM
MD
LG