Ndërlidhjet

Saakashvili: Jemi më demokratë se rusët


Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili

Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Mihajl Sakashvili tha se reagimi i qeverisë së tij ndaj skandalit në burg, tregon se është më demokratike se Rusia.

Të hënën Rusia tha se skandali i shkaktuar nga videoja që tregon rojet duke abuzuar me të burgosurit, ka ngritur pyetje mbi aftësinë e qeverisë së Gjeorgjisë për t’I mbrojtur të drejtat e qytetarëve të saj.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Sakashvili ka hedhur poshtë kritikat, duke thënë se Moska nuk e pëlqen suksesin demokratik të vendit të tij, si duket nga frika se mund të ngjajë si model për shtetet tjera në rajon.

Sakashvili është zotuar se do t’i dënojë ata që janë përfshirë në abuzimin dhe do të ndryshojë sistemin e burgut.

Ministrja e Brendshme e vendi ka dhënë dorëheqje pas skandalit.
XS
SM
MD
LG