Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve grekë


Athinë

Athinë

Policia greke ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që hedhnin gurë dhe koktej molotovi në Athinë, derisa mijëra demonstrues protestonin kundër masave të reja kursyese.

Rreth 50 mijë nejrëz kanë marshuar në parlament, derisa punonjësit e sektorit publik dhe privat i lanë punët e tyre për t’iu bashkuar një greve 24 orëshe të thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të vendit.

Mijëra policsë u vendosën në Athinë për të ndaluar dhunën potenciale nga protestuesit.

Shkurtimet e reja janë një parakusht për të siguruar këstin e ri të ndihmës financiare të BE-së dhe FMN-së, për të cilat Greqia e futur në borxh, ka nevojë në mënyrë që të shmangë falimentimin.

Por, vendi përballet me nivel rekord të papunësisë dhe shumë grekë kanë rënë nën nivelin e varfërisë.

Greqia ka marrë 230 miliardë euro në ndihmë financiare që nga maji i vitit 2010 në një krizë që ka kërcënuar stabilitetin e euros.
XS
SM
MD
LG