Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti taxhik: "Ruani rezerva ushqimore"


Taxhikistan...

Taxhikistan...

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon iu ka kërkuar bashkëkombasve që të sigurojnë rezerva ushqimore për dy vjet për t’i mbijetuar dimrit të ashpër.

Zyra presidenciale duke cituar Rahmonin tha se rritja globale e çmimeve të mallrave, e ka bërë urgjente përdorimin e resurseve bujqësore.

Banka Botërore vlerëson se tri e katërta e popullsisë së Taxhikistanit është e angazhuar në bujqësi, por, mungesa e ushqimit ende mbetet një problem akut.

Paga mesatare mujore në Taxhikistan është rreth 100 dollarë, ndërsa pensioni mujor 15 dollarë.

Sipas të dhënave të OKB-së më shumë se gjysma e 7.5 milionë banorëve të Taxhikistanit jetojnë në varfëri.
XS
SM
MD
LG