Ndërlidhjet

logo-print

Partneritet Kosovë-USAID për kredi zhvillimore


Logo e USAID-it

Logo e USAID-it

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci dhe përfaqësuesit e gjashtë bankave komerciale në Kosovë, sot e kanë nënshkruar Marrëveshjen për portfolio të kredive – Mekanizmi për Kredi Zhvillimore (DCA), njofton Ambasada Amerikane në Kosovë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) i ka ofruar USAID-it €2.5 million EUR për implementimin e këtij programi, të cilin Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket e vlerësoi si historik, thuhet në njoftim.

“Mendoj se është ngjarje historike sepse kjo është hera e parë në historinë e USAID-it që Qeveria e vendit nikoqir financon programin për garanci kreditore në partneritet me USAID-in”, theksoi Drejtoresha e Misionit.

“Kjo ceremoni është dëshmi e bashkëpunimit të mirë dhe mbështetjes reciproke, e cila ekziston në mes të dy qeverive tona”, that Drejtoresha e Misionit Shauket.

Programi do të ofrojë garanci kreditore për gjashtë banka në Kosovë, për dhënien e kredive në vlerë të kombinuar prej 26 milionë dollarësh amerikanë (përafërsisht 20.1 milionë EUR) për bujq dhe agrobiznese të kualifikuara në Kosovë. Programi synon të rrisë nivelin e huadhënies në sektorin e bujqësisë, i cili është i kufizuar për shkak të mungesës së qasjes në kred, thuhet në komunikatën për media.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ofron ndihmë ekonomike dhe humanitare në mbarë botën për më shumë se 50 vjet.
XS
SM
MD
LG