Ndërlidhjet

Miliarderi rus akuzohet për huliganizëm


Alexander Lebedev
Alexander Lebedev
Tajkuni rus dhe kritiku i Kremlinit, Aleksandër Lebedev është ngarkuar me akuzën për “huliganizëm” dhe “sulm” për shkak se kishte goditur me grusht një biznesmen tjetër gjatë një programi televiziv.

Po që se gjendet fajtor, Lebedev mund të përballet me pesë vjet burg.

Lebedev, një bankier miliarder dhe manjat i mediave, pretendon se është nën shënjestër nga presidenti Vladimir Putin për arsye politike.

Hetuesit thonë se Lebedev i ka shkaktuar dëmtime trupore Sergei Polonskyt, kreut të Mirax Group gjatë një debati më 16 shtator të vitit 2011.

Një rast penal qe hapur nga hetuesit rusë menjëherë pas incidentit.

Polonsky ka ngritur padi ndaj Lebedevit edhe në një gjykatë në Londër për të njëjtin incident, ku ka kërkuar që t’i kërkohet falje si dhe kompensim.
XS
SM
MD
LG