Ndërlidhjet

Libia kërkon vrasësit e zbuluesit të Gadafit


Muamer Gadafi

Muamer Gadafi

Autoritetet e Libisë janë zotuar se do t’i kapin vrasësit e njeriut që është meritor për zënien e ish liderit Muamet Gadafi në vitin e kaluar.

Agjencia libiane e lajmeve, LANA raportoi të mërkurën se Kongresi Kombëtar i Libisë iu ka dhënë autoriteteve të sigurisë 10 ditë kohë për të arrestuar përgjegjësit e rrëmbimit dhe torturimit të Omran Shabanit.

Shaban ka vdekur të martën në Paris, ku po merrte trajtim mjekësor për lëndimet.

Shaban, 22 vjeçar, raportohet se ka ofruar informacione mbi vendin ku është fshehur Gadafi, në Sirte.

Ai u lirua në javën e kaluar pas përpjekjeve të ndërmjetësimit të liderit të përkohshëm Mohamed Magarief.

Rreth 10 mijë persona janë mbledhur për ta nderuar Shabanin, në qytetin e tij të lindjes, në Misrata.
XS
SM
MD
LG