Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim për Elvis Kelmendin


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatës vendor i procedurës paraprake ka urdhëruar një muaj paraburgim kundër një të dyshuari të akuzuar për tentim vrasje të rëndë të Elvis Hoxhiqit, të kryer në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2010, ka bërë me dije EULEXI-i.

Rasti ka të bëjë me Elvis Kelmendin, i cili është arrestuar fillimisht nga Policia e Kosovës më 22 shtator, bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar, por në mungesë të marrëveshjeve për ekstradim në mes të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, Kelmendi pas ndalimit 48 orësh nga policia kosovare është lënë i lirë.

Elvis Kelmendi është i biri i Naser Kelmendit, shtetasit nga Bosnja e Hercegovina, me prejardhje nga Kosova.

Emri i Naser Kelmendit gjendet në “listën e zezë” të presidentit amerikan, Barack Obama, përkrah atij të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah.
XS
SM
MD
LG