Ndërlidhjet

Vdes këngëtari amerikan Andy Williams


Ilustrim
Ilustrim
Këngëtari amerikan Andy Williams, ndër hitet e tië cilit janë “Moon River” dhe “Can't Take My Eyes Off of You” në vitet e ’50-ta dhe të ’60-ta të shekullit të kaluar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Branson të Missour-it.

Ai ishte 85 vjeç. Familja e tij tha se Williams ka vdekur të martën pas një beteje njëvjeçare me kancerin në fshikëzën urinare.

Williams ka marrë një mori çmimesh derisa në vitet e tij të lavdisë, ishte i rregullt në televizion me seri të ndryshme të përgatitura nga vetë ai.

Presidenti Ronald Reagan e ka quajtur zërin e tij “thesar kombëtar”.

Ai njihet në masë të madhe në botë me versionin e tij të kolonës zanore të filmit të njiohur të vitit 1970 “Love Story.”
XS
SM
MD
LG