Ndërlidhjet

logo-print

Aktivistët flasin për mbi 30 mijë të vrarë në Siri


Siri, foto nga arkivi

Siri, foto nga arkivi

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se shifra e të vdekurve nga më shumë se 18 muajt e luftimeve në Siri, ka kaluar në mbi 30 mijë.

Drejtori i organizatës, Rami Abdelrahman, tha se 21 mijë e 534 nga të vrarët janë civilë, 7 mijë e 322 ushtarë dhe rreth 1 mijë e 800 “dezertorë” që iu kanë bashkuar forcave kryengritëse.

Abdelrahman tha se në mes 50-60 për qind të vdekjeve kanë ndodhur në pesë muajt e fundit.

Niveli i dhunës në Siri është rritur derisa përpjekjeve ndërkombëtare për ndaljen e gjakderdhjes kanë dështuar, në masë të madhe si pasojë e mosmarrvëshjeve mes shteteve për mënyrën se si të reagohet ndaj krizës.
XS
SM
MD
LG