Ndërlidhjet

Zbulohen dy varreza masive në Bosnje


Bosnje (Foto nga arkivi)
Bosnje (Foto nga arkivi)
Ekspertët e forensikës kanë gjetur dy varreza masive në Bosnjë, ku në njërën besohet se ka viktima nga lufta e viteve të ’90-ta ndërsa, në tjetrën mbase nga Lufta e Dytë Botërore, njofton agjencia e lajmeve, AFP.

Mbetjet e nëntë viktimave, mes tyre dhe të një femre, janë gjetur në një varrezë masive në rajonin veri-lindor të Osmaqit, i ka thënë AFP-së Lejla Cengiq nga Instituti për Personat e Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës.

AFP raporton se viktimat besohet se janë të civilëve myslimanë të vrarë në rajon në nëntor të vitit 1992.

Cengiq ka thënë se në këtë zonë mund të gjenden 25 viktima, derisa po vazhdojnë ekshumimet.

Në një pjesë në qytetin lindor Rogatica, ekspertët kanë gjetur nje varreze me të paktën “10 skelete”, ka thënë Cengiq, për të shtuar se ato mund të jenë të ndonjë konflikti tjetër, mbase të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG