Ndërlidhjet

Arrestohet lideri i kartelit meksikan të drogës


Meksikë, foto ilustruese nga arkivi
Meksikë, foto ilustruese nga arkivi
Një nga udhëheqësit më të kërkuar të karteleve të drogës në Meksikë është zënë.

Marinsat kanë arrestuar të mërkurën në shtetin San Luis Potosi, Ivan Velazquez Caballero-n, kreun e kartelit të drogës Zetas.

I njohur si “Z-50” ose “El Taliban”, Velazquez është një nga figurat kryesore në Zetas.

Banda u krijua nga një grup i dezertorëve të ushtrisë dhe veproi në kartelin e Gjirit para ndarjes me ish punëdhënësit e tyre në vitin 2010.

Velazquez gjendej në listën e 37 më të kërkuarve të qeverisë meksikane të publikuar në vitin 2009.

Janë edhe mbi 20 persona të të tjerë, që tashmë ose janë zënë, ose janë vrarë.
XS
SM
MD
LG