Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbajtur një takim të nivelit të lartë mbi krizën në Siri, tani kur konflikti ka hyrë në muajin e 18-të, ndërsa nuk shihet ndonjë zgjidhje në horizont.

Kryengritja kundër presidentit sirian Bashar Asad ka eskaluar në një konflikt të armatosur, nga i cili, sipas aktivistëve, kanë mbetur të vrarë rreth 30 mijë persona.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon paralajmëroi Këshillin e Sigurimit, i cili u takua në në margjinat e takimit të Asamblesë së Përgjithshme, se nëse nuk gjendet një zgjidhje, kriza mund të shndërrohet në një konflikt të gjerë, dhe mund t’i tërheqë edhe fuqitë rajonale.

Shefi i Ligës Arabe Nabil Elaraby i bëri thirrje OKB-së që të provojë një qasje të ndryshme për ta zgjidhur krizën.
XS
SM
MD
LG