Ndërlidhjet

Çekia heq pjesërisht ndalesën për alkool


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Republika Çeke e ka lehtësuar ndalesën për shitjen e alkoolit të rëndë.

Njëzetegjashtë njerëz kanë vdekur në shtetin qendror evropian si pasojë e konsumimit të alkoolit të kontaminuar me metanol.

Kryeministri çek Petr Necas tha se ndalesa e pjesshme po zbutej, pasi që policia ka gjetur burimin e alkoolit vdekjeprurës.

Necas tha dyqanet tani mund të shesin alkool të rëndë që nuk është prodhuar në këtë vit, si dhe alkool të njëjtë të prodhuar në këtë vit, por të pajisur me banderolën e re.

Necas tha se eksportet mund të lejohen brenda pak ditësh pas konsultimeve me BE-në.
XS
SM
MD
LG