Ndërlidhjet

Zbulohet versioni parardhës i "Mona Lizës"


Kopje e pikturës së Leonardo Da Vinc-t "Mona Lisa", e ekspozuar në Muzeun El Prado në Madrid
Kopje e pikturës së Leonardo Da Vinc-t "Mona Lisa", e ekspozuar në Muzeun El Prado në Madrid
Një fondacion në Zvicër është duke pretenduar se Leonardo Da Vinci ka pikturuar një version të hershëm të së famshmës “Mona Liza”.

Fondacioni Mona Liza ka punuar me pronarët anonimë të asaj që quhet “Isleworth Mona Liza”.

Fondacioni thotë se pas 35 vjetësh të hulumtimit, ata kanë ardhur në përfundim, se piktura Isleworth është për një dekadë më e hershme sesa kryevepra e famshme e shekullit XVI.

Piktura “Isleworth”, ka gjithashtu portretin e një gruaje të re – është pak më e madhe, e pikturuar me ngjyra vaji dhe ka ngjyra më të ndritshme sesa kryevepra e famshme e Muzeut të Luvrit që është pikturuar në dru.

Grupi do të paraqesë gjetjet për gazetarët të enjten në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG