Ndërlidhjet

SHBA heq edhe një ndalesë ndaj Birmanisë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ne takim me lideren e opozites në Birmnai, Auung Suuu Kyi, shttaor, 2012

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ne takim me lideren e opozites në Birmnai, Auung Suuu Kyi, shttaor, 2012

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë ndalesën e importit në Birmani, që ishte edhe pika kyçe e mbetur nga sanksionet amerikane ekonomike.

Clinton e bëri njoftimin gjatë një takimi me presidentin e Birmanisë, Thein Sein në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Njoftimi pason rifillimin e vendosjes së marrëdhënieve normale diplomatike të adminsitratës Obama dhe pezullimin e një ndalimi të investimeve amerikane.

Clinton ofroi ndihmën e SHBA-së në përpjekjet e Birmanisë për paqe me minoritetet e saj
të ndryshme etnike dhe në spastrimin e minave nga vendi.

Ajo kërkoi që t’i jepet fund marrëdhënieve ushtarake të Birmanisë me Korenë e Veriut.
XS
SM
MD
LG