Ndërlidhjet

logo-print

Refuzohet apeli i disidentit kinez


Disidenti kinez Ai Weiwei

Disidenti kinez Ai Weiwei

Një gjykatë në Kinë ka refuzuar apelin e dytë të disidentit më të famshëm kinez Ai Weiwei për të pezulluar gjobën prej 2.4 milionë dollarësh për shkak të evazionit fiskal.

Ai e ka quajtur vendimin e gjykatës “të turpshëm”.

Rasti në masë të madhe shihet nga aktivistët si një përpjekje për të heshtur artistin e zëshëm, i cili në mënyrë të vazhdueshme kritikon qeverinë kineze për abuzimin me sundimin e ligjit dhe të drejtat e qytetarëve.

“Njerëzit thonë, ‘E dije rezultatin që nga fillimi’. Është e vërtetë. Rezultati i sotëm nuk është dashur të jetë i tillë. Kina do të duhej të ndryshonte çdo ditë, por, në të vërtetë, kjo nuk po ndodh. Ne ende po jetojmë nën një sistem të kalbur legal”, ka thënë Ai.
XS
SM
MD
LG