Ndërlidhjet

logo-print

FMN i jep Bosnjes kredi prej 500 mln dollarësh


Logo e FMN-së

Logo e FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një kredi dyvjeçare në vlerë prej 520 milionë dollarësh për Bosnjen.

Kredia e miratuar të mërkurën në mbrëmje në Uashington, ka për qëllim që të mbështesë programin ekonomik qeveritar.

FMN tha në një deklaratë se “në muajt e fundit, rimëkëmbja ekonomike e Bosnjes, e ka humbur vrullin”.

Vendimi mundëson dhënien e këstit të parë prej 78 milionë dollarësh, ndërsa të tjerët pasojnë vlerësimin pozitiv të zbatimit të programit në baza tremujore.
XS
SM
MD
LG