Ndërlidhjet

Ndahen çmimet "alternativë të Nobelit"


Ilustrim
Ilustrim
Promotorët e paqes, të të drejtave të njeriut dhe mjedisit janë shpallur të enjten fitues të këtij viti të “Right Livelihood Awards", që njihet si një alternativë amerikane e Nobelit.

Teoricienti politik amerikan Gene Sharp do të ndajë çmimin prej 150 mijë eurosh me aktivisten afgane të të drejtave të njeriut Sima Simar dhe Fushatën Britanike kundër Tregtisë së Armëve.

Sharp, 84 vjeçar, është autor i një manuali për luftë jo të dhunshme “Nga diktatura në demokraci.”

Ndërsa, për Samarin, 54 vjeçe çmimi është dhënë “për përkushtimin e saj të gjatë dhe të guximshëm për të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e grave, në një nga rajonet më komplekse dhe më të rrezikshme të botës.”

Ambientalisti turk Hayrettin Karaca, i është dhënë një çmim nderi

Filantropi suedezo-gjerman Jakon von Uexkull themeloi fondin në vitin 1980 për të njohur punën që ai mendonte se ishte injoruar nga Fondacioni Nobel.
XS
SM
MD
LG