Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: Dy të arrestuar për krime lufte të dhunimit më 1999


Ilustrim

Ilustrim

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme, nën dyshimet se kanë kryer krime lufte të dhunimit në muajin prill të vitit 1999.

Në një komunikatë për shtyp të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, thuhet se të dyshuarit janë arrestuar gjatë një aksioni të përbashkët të policisë së këtij misioni dhe policisë së Kosovës dhe se janë bastisur edhe shtëpitë e tyre.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se "aksioni është realizuar në Baimoc (Babin Most) dhe Vushtrri".

Rasti thuhet se është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
XS
SM
MD
LG