Ndërlidhjet

UNHCR: Mbi 700 mijë sirianë mund ta lëshojnë vendin brenda vitit


Siri
Siri
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë bën të ditur se numri i refugjatëve që pritet të ikin nga Siria deri në fund të këtij viti, mund të arrijë shifrën e 700 mijë personave.

Përmes një komunikate, komisionari i lartë për refugjatë tha se 294 mijë refugjatë e kanë lëshuar deri më tani Sirinë, për shkak të konfliktit, duke kaluar në vendet fqinje, si Iraku, Libani, Jordania dhe Turqia.

UNHCR-ja ka paralajmëruar se Kombeve të Bashkuara nuk u ka mbetur shumë kohë që me efikasitet të merren me krizën në Siri.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i revoltës kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG