Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim dhe shmangie doganore


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 39 vjeçar, i dyshuar për “falsifikim të dokumenteve”, “shmangie doganore”, “legalizim të përmbajtjes pa vërtetim” dhe “mashtrim”. I arrestuari dyshohet të ketë qenë i përfshirë në veprat penale të falsifikimit, mashtrimit dhe legalizimeve të rrejshme të së paku 5 autobusëve në veri të Mitrovicës.

I dyshuari, është pronar i një kompanie transportuese të regjistruar në Beograd dhe mbante linjën e rregullt të udhëtimeve Mitrovicë – Beograd, ndërsa me qëllim të shmangies së pagesave të sigurimeve të autobusëve gjatë hyrjes në Kosovë, i njëjti, duke falsifikuar librezat serbe, i është drejtuar Qendrës për Regjistrim të Automjeteve të Kosovës në Mitrovicë, për regjistrim në targa vendore “RKS”.

Sektori i vlerësimeve të Doganave të Kosovës, bën të ditur se i dyshuari, me këtë veprim, ka dëmtuar buxhetin e Kosovës me mbi 45mijë euro.
XS
SM
MD
LG