Ndërlidhjet

logo-print

Burgoset këshilltari i Ahmadinejxhadit


Ilustrim

Ilustrim

Një prej këshilltarëve më të afërt të presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinejxhad, i cili njëkohësisht është edhe udhëheqës i agjencisë së lajmeve, IRNA, raportohet të jetë arrestuar dhe burgosur.

Sipas IRNA-s, Ali Akbar Javanfekr është arrestuar në kohën kur presidenti iranian po mbante fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit në New York.

Sipas agjencisë, Javanfekr është dërguar në burgun Evin në Teheran, ku do ta mbajë dënimin prej 6 muajsh, nën akuzat për publikimin e materialeve ofenduese të kodeve islamike dhe moralit publik.

Akuzat erdhën pas publikimit të një artikulli në një revistë të kontrolluar nga Javanfekri, i cili ishte kritik ndaj idesë që gratë iraniane ishin të detyruara të mbanin mbulesa.
XS
SM
MD
LG