Ndërlidhjet

logo-print

Assange tallet me Obamën


Julian Assange - Themelues i Wikileaks

Julian Assange - Themelues i Wikileaks


Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange, ka përqeshur presidentin amerikan, Barack Obama, i cili e përkrahë lirinë e shprehjes në Lindjen e Mesme, ndërsa në anën tjetër, e ndjekë penalisht organizatën e Assange.

Duke folur përmes internetit nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, ai tha se përvoja e tij është dëshmi se Obama ka bërë më shumë në “kriminalizimin e lirisë së shprehjes se çdo president tjetër amerikan”.

Video linku ishte një takim i organizuar nga Ekuadori, në kohën kur liderë boëtror po mbajnë fjalimet e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Assange është duke qëndruar në Ambasadën e Ekuadorit që nga qershori, duke iu shmangur ekstradimit në Suedi, ku përballet me akuza për dhunim dhe ngacmim seksual.

Ai thotë se rasti i Suedisë është pjesë e një komploti të orkestruar nga Washington-i, për ta detyruar atë të dalë në gjyq në Shtetet e Bashkuara.

Wikileaks ka publikuar me mijëra sekrete të kabllove diplomatike amerikane, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
XS
SM
MD
LG