Ndërlidhjet

Revista spanjolle publikoi karikaturën e Muhamedit


Ballina e El Jueves
Ballina e El Jueves
Revista politike e satirike spanjolle, El Jueves ka publikuar karikaturën e Profetit Muhamed në ballinën e saj. Ky publikim vjen pak kohë pas protestave të dhunshme që e përfshinë botën arabe, pas transmetimit të filmit amerikan dhe karikaturave franceze, që konsiderohen fyese për islamin.

Në numrin e fundit të El Jueves, i cili në Spanjë doli dje në shitje, tregohen disa muslimanë të rreshtuar, nën titullin “Por...a e di ndokush se si duket Muhamedi?”

Çdo përshkrim i profetit konsiderohet blasfemi nga muslimanët, por kjo çështje njëkohësisht ka shkaktuar debate në Perëndim lidhur me censurën dhe lirinë e shprehjes.

Revista ka refuzuar të japë komente për agjencitë e lajmeve, lidhur me motivet e publikimit.

Javën e kaluar, revista satirike franceze, Charlie Hebdo publikoi karikaturën e Profetit Muhamed, menjëherë pas protestave të shumta kundër një filmi të prodhuar në SHBA, i cili provokoi trazira të natyrës anti-amerikane në Egjipt, Libi dhe shumë vende të tjera.
XS
SM
MD
LG