Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Strategjia e bisedimeve brenda 10 ditësh


Ivica Daçiq - Kryeministër i Serbisë

Ivica Daçiq - Kryeministër i Serbisë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se thelb i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk duhet të jetë detyrimi i Serbisë për të njohur Kosovën, pasi shteti serb “nuk do të ishte i gatshëm të merrte pjesë në to”.

Në konferencën për gazetarë në Beograd, Daçiq ka thënë se brenda dhjetë ditësh do të përpilohet strategjia e bisedimeve me Prishtinën.

Sipas tij, “më e rëndësishme është se çfarë do të flitet, sesa kush do të ulet rreth tryezës”.

Pas bisedimeve me shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, Daçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
XS
SM
MD
LG