Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhan: Tre të burgosur për komplotin në shkollën hebraike


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Baku ka dënuar tre burra nga Azerbajxhani për organizimin e komplotit për vrasjen e mësuesve në një shkollë hebraike në Azerbajxhan. Udhëheqësit të grupit iu ndanë 14 vjet burgim, ndërsa dy të tjerëve nga 13, gjegjësisht 8 vjet burgim.

Hetuesit thanë se grupi ishte paguar që të kryente vrasjet në Baku, nga një person që kishte lidhje me shërbimet e sigurisë së Iranit.

Udhëheqësi i grupit ishte prononcuar para pak kohësh në televizionin shtetëror, dhe kishte rrëfyer se sulmi ishte planifikuar në shenjë hakmarrjeje kundër Izraelit, pas vrasjes së fizikantit iranian.
XS
SM
MD
LG