Ndërlidhjet

logo-print

Novak caktohet shef i Komisionit Ruso-Iranian


Aleksandr Novak - Shef i Komisionit ruso-iranian për ekonomi dhe tregëti

Aleksandr Novak - Shef i Komisionit ruso-iranian për ekonomi dhe tregëti

Kryeministri rus, Dimitri Medvedev ka caktuar Aleksandr Novak si shef të ri të Komisionit të përbashkët ruso-iranian, për bashkëpunim në fushën ekonomike dhe atë të tregtisë.

Lajmi u bë i ditur sot në faqen zyrtare të internetit të qeverisë ruse, edhepse posti ishte caktuar të hënën.

Novak, i cili ishte emëruar në muajin maj të vitit të kaluar Ministër i Energjisë, tani zëvendëson Sergei Shmatkon, i cili deri më tani ishte në krye të Komisionit me Iranin.

Shmatko gjithashtu ishte paraardhës i Novakut si Ministër i Energjisë.
XS
SM
MD
LG